Erion Veliaj mori pjesë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak në mandatin e dytë si kryebashkiak i Tiranës.
Veliaj iu përgjigj deklaratave të opozitës për anëtarët e këshillit, duke ju kujtuar se ishin ata vet që braktisën detyrën 4 vite më parë.
“Kur dëgjoj non gratat dhe fuksat e sigurimi që thonë nuk dimë kush janë anëtarët e këshillit bashkiak, i them se ju nuk i dini sepse ju ikët nga këshilli bashkiak, dezertuat. Detyra e këshillit bashkiak nuk është që të njihet por që të shërbej, nuk ke si i njeh njerëzit nëse t’i nuk punon me ta. Nëse ti e braktis këtë detyrë dhe kujtosh pas katër vitesh se nuk i njeh nuk ke si ti njohësh”- tha Veliaj.
Veliaj publikoi edhe dy fatura që tregojnë se shkodranët paguajnë më shumë taksa se një familje e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje se përse PD-ja, nuk e bën falas transportin me autobus në këtë qytet.
“Por në një moment thashë pse mos ta kontrolloj vetë njëherë dhe mora dy fatura: faturën e UKT (për Tiranën) dhe faturën e UKSH (për Shkodrën), ku mblidhen taksat e bashkive. Në Shkodër, taksa dhe tarifa familjare (nuk e thotë as specifikimin për çfare) është 708 lekë të reja. Pra, 7 mijë lek të vjetra taksa për familje. Të shohim si krahasohet me tonën: Ne i kemi të specifikuara, pra kemi Tarifë Pastrimi 100 lekë të reja, plus Taksë e Përkohshme e Infrastrukturës arsimore 150 lekë të reja dhe taksa për ndërtesën 250 lekë të reja, sipas metrave katrorë përkatës. Në total, 100+150+234 janë 484 lekë të reja ose 4 mijë 840 lekë të vjetra. Pra, Bashkia e Shkodrës mbledh nga familjarët më shumë taksë, 708 me 484, dhe nuk e bën dot asnjë linjë autobusi falas.”– tha Veliaj.
Ndërkohë kryebashkiaku njoftoi edhe hapjen e dy kopshteve dhe çerdheve në Astir dhe Ndroq dhe tha se fakti që në Astir, në zgjedhjet e fundit, PS mori mbi 60% të votave, është përgjigja më e mirë për opozitën.
“Ka një arsye pse na voton Astiri në mbi 60%, se Astiri me të drejtë thotë këta që bënë 40 shkolla bëjnë edhe 44, këta që bënë 100 rrugë bëjnë edhe 101. Ata që s’kanë prek gjë me dorë e na lanë pa rruge, pa kanalizime e pa arsim, e sigurt që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Ndërsa, çerdhja tjetër do të hapet në Ndroq, numri i fëmijëve në Astir do të jetë 126 fëmijë, në Ndroq 41,”- tha Veliaj.
Top Channel