Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga pasi thyen masën “Arrest në shtëpi”.

24 vjeçari S. Y., banues në Borizanë, Krujë, i ishte caktuar kjo masë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi kishte ndihmuar disa emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërsa 34 vjeçari L. S., banues në Kurbin, i ishte caktuar masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu në Durrës u arrestuan dy persona të tjerë për vepra të ndryshme kriminale.

47 vjeçari P. K., banues në Sektor Rinia, Durrës, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa 21 vjeçari A. K., është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik nga policia, o është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti.

Sipas policisë, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA