Tentoi të kalonte në kufi 23 mijë euro të padeklaruara, hetohet në gjendje të lirë 35-vjeçari nga Kosova
19/04/2023 16:18
Një 35-vjeçar nga Kosova po hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte në kufirin e Morinës 23 mijë euro të padeklaruara.
Pas kontrolleve të kryera nga polica kufitare shtetasi me iniciale G. M. në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën në automjet paratë.
Mbi 35-vjeçarin, banues në Tiranë, rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel