Sulm pranë aeroportit në Sudan, ekipet emergjencës përballen me probleme të vazhdueshme

19/04/2023 21:05

Teksa e mërkura shënon ditën e pestë të luftime, situata në Sudan vijon të jetë e njëjta, ndërsa viktima kanë mbetur të paktën 270 persona.

Sulmi më i fundit u regjistrua në Khartum, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit, në godinën e ushtrisë, aty ku e gjithë zona u mbush me tymin e zi të dendur.

Të shtënat e forta dhe zhurma e avionëve luftarakë shkatërruan planet për një armëpushim në kryeqytetin sudanez Khartoum. Banorët janë ata që po përballen me situatën kaotike, ndërsa përleshjet vazhdojnë midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Për shkak të situatës së vështirë civilët kanë bërë thirrje për ndihma të shumta, pasi nuk dalin nga shtëpitë e tyre prej rrezikut që i kanoset.

Kryqi i Kuq dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i bënë thirrje palëve që të garantojnë kujdesin e nevojshëm për të gjithë, ndërsa në funksion janë vendosur disa ekipe për të shpërndarë ndihma.

“Ne kemi mijëra vullnetarë të gatshëm, të aftë dhe të trajnuar për të kryer shërbime humanitare. Fatkeqësisht, për shkak të situatës aktuale, ata nuk janë në gjendje të lëvizin. Ne bëjmë thirrje për garanci për shërbime humanitare, për të arritur tek njerëzit në nevojë”, tha Farid Aiywar – kreu i Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe .

Raportohet se spitalet në kryeqytetin e Sudanit janë jashtë funksioni për shkak të përleshjeve të intensifikuara, ndërsa shumë prej të plagosurve që kanë nevojë për kujdes. Në lidhje me këtë gjendje ka reaguar edhe zëdhënësja e OBSH-së.

“Kufizimi i rëndë i lëvizjes, sepse është kaq i rrezikshëm për këdo që të lëviz. Ne kemi parë sulme serioze në kujdesin shëndetësor. Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje flagrante e ligjit humanitar dhe të drejtës për shëndet dhe ato duhet të ndalen tani”, u shpreh Margaret Harris – zëdhënëse e OBSH-së.

Në zemër të konfliktit është një luftë për pushtet midis udhëheqësve të grupeve të shefit ushtarak të Sudanit Abdel Fattah al-Burhan dhe kreut të RSF-së Mohamed Hamdan Dagalo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA