Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom thotë se ka shpresa se vendi i tij mund të anëtarësohet në NATO deri në kohën e një samiti të aleancës në korrik.

Duke folur gjatë një takimi me homologun e tij serb Ivica Dacic në Beograd, z. Billstrom tha se Suedia “do të jetë një ofrues sigurie për organizatën dhe është e qartë se ne jemi të mirëpritur”.

“Ne kemi shumë, shumë shpresë për përfshirjen e Suedisë në NATO në samitin e Vilniusit.”

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda aplikuan të dyja për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë vite të tëra mosangazhimi ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtare në fillim të këtij muaji pasi aplikimi i saj u përpunua në kohë rekord.

Por oferta e Suedisë është ende në pritje për shkak të kundërshtimit nga Turqia dhe Hungaria.

Të dy vendet do të inkurajohen nga SHBA që të ratifikojnë pranimin e Suedisë, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Suedi sot.

Ai tha se SHBA pret me padurim të mirëpresë Suedinë si anëtare të NATO-s përpara samitit të korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA