Rama shtron iftar dy ditë pas operacionit, urimin për të ftuarit e bën bashkëshortja e tij: Agjërim të pranuar besimtarëve mysliman

19/04/2023 20:07

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sonte në darkën tradicionale të iftarit, por fjalën përshëndetëse për të ftuarit e bëri bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Dy ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga apendecidi, Rama doli për herë të parë në publik.

Urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të pranuar për besimtarët mysliman e dha Linda Rama.

“E vërtetë që jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe apendiciti i Edit mund të them që nuk paska ardhur vetëm për keq. Pasi falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që sonte të dëgjonit një fjalë të gjatë, do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë.

Ju uroj mirëseardhje në ëktë sofër tradicionale iftari, në të cilën myslimane, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën, në përulje dhe respekt të një rituali të gjithëpranuar.

Duke uruar që paqja, mirësia dhe shëndeti t’ju prijnë familjarisht, lejomëni t’ju urojmë posaçërisht ju besimtarëve mysliman, që agjërimi të jetë i pranuar”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel