Publikohen pamjet e vrasjes së Ardian Nikulajt, autori i maskuar i drejton armën teksa biznesmeni po pinte kafen

19/04/2023 15:26

Ky është momenti që autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafen.

Sikurse duket në pamjet pak sekonda para ekzekutimit, autori i kamufluar ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe me maskë në fytyrë.

Ai e ka qëlluar 7 herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit dhe është larguar me motor, teksa ende ndodhet në arrati.

Biznesmeni Nikulaj ishte ulur i vetëm në lokalin e tij dhe siç shihet në pamje, ka qenë duke konsumuar kafen.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Qarku i Lezhës ka precedentë në krime që prekin personazhe të përfshira në procesin zgjedhor. Qershorin e vitit 2013 si pasojë e të shtënave nga armët e zjarrit, mbeti i vdekur në vend 49-vjeçari Gjon Gjoni, i cilësuar si simpatizant i LSI.

Në këtë breshëri armësh mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, kandidati i PD-së, Mhill Fufi njëkohësisht edhe nënkryetar i qarkut si dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA