Pse nuk e ka emrin në fletën e votimit? Kryetari i koalicionit Bashkë Fitojmë, Meta: Gara është e kandidatëve!

19/04/2023 16:01

Ilir Meta është kryetar i koalicionit Bashkë Fitojmë por nuk dëshiron të identifikohet në fletën e votimit si i tillë.

Demokratët që zotërojnë vulën e Partisë pretendojnë se ai ka frikë që nuk e voton elektorati blu, por për Ilir Metën garën e kanë kandidatët dhe jo kryetarët.

“Respektojmë natyrën e zgjedhjeve vendore. Këto janë lojëra që i bëjnë ata që paguhen nga Rama për të larguar vëmendjen nga superioriteti ynë dhe nga tmerri që kanë. Koalicioni ynë e ka një emër ai është emri Zini Tollovina në Pogradec. Në Tiranë kemi Belind Këllicin. Marrëzia e Ramës për të shpikur veten si kandidat e më fton mua e Berishën në të njëjtën ndeshje është shenjë monizmi sepse nuk ka besim te kandidatët“- tha Meta.

Nga Pogradeci, në një bashkëbisedim me gazetarët ku ishte i pranishëm dhe kandidati Zini Tollovina,  Meta mori në mbrojtje edhe Belind Këllicin i vënë në akuzë nga socialistët për programin e tij politik.

“Pse nuk e besojnë nismën për autobusët falas? Sepse vetë bëjnë favorizime.”

Meta, akuzat i vazhdoi për përfaqësuesit e Alibeajt për zgjedhjet vendore, që i cilëson si zhurmuesit e Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA