Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin në Maliq ku kërkuan votat për kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë Alfred Gegën.
“Nevoja për ndryshim është ulëritëse. Në Maliq keni 25 vit me një kryetar që premton tren elektrik, ai që s’ka bërë asnjë përpjekje për prodhimet tuaja, as nuk ka rregulluar rrugët ndërlidhëse.“- tha Meta.
“Historia e pyllit të Tiranës paska ardhur edhe në Maliq, këta e paskan me tren elektrik. Këta janë të paskrupuj.”- tha Berisha.
Gjatë takimeve elektorale, Sali Berisha zbërtheu skemën e korrupsionit që sipas tij qeveria ka bërë me infrastrukturën në qarkun e Korcës, e më konkretisht te rruga Qafë-Plloçë-Qukës.
“Në 8 vite janë ndërtuar në qarkun e korcës 57 rrugë. Ne kemi bërë 500 rrugë. Vidh e vidh, edhe prandaj . me rrugën Qafë Plloçë-Qukës, do sillej Korça më afër Tiranës ky ishte qëllimi, nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën me një orë, rruga do ta shkurtonte me gjysmë ore. Ajo nuk shkurton më as 5 apo 10 minuta sepse e hëngri korrupsioni. Korçë-Kolonjë nisi në 2011-2012 e nuk ka përfunduar se vetëm kanë vjedhur”– tha Berisha.
Këtë të mërkurë fushata u hap nga Meta me prezantimin e kandidatit Zini Tollozhina, dhe e mbyllën fushatën në Devoll me kandidaturën e Elvis Hajdërllit.
Top Channel