Peshq me dhëmbë qeni e sy gjigantë, mes krijesave të kapur nga peshkatarët e thellësive në Murmansk (fotot)

19/04/2023 16:06

Një peshkatar i thellësive ka sjellë së fundmi pamje të krijesave të kapura që ngjajnë me ato të para vetëm në filmat e horrorit.

Roman Fedortsov, i cili punon me peshkarexhën në Murmansk, në veriperëndim të Rusisë, dokumenton jetën e tij dhe krijesat e frikshme që kap gjatë disa muajve që kalon në det ne gjueti.

Peshkatari identifikon një prej krijesave si ‘makrurus’ me sy të mëdhenj, që gjendet në thellësi nga 300 deri në 3000 metra në veri dhe në jug të Atlantikut.

Krijesa të tjera deti shihen të kenë dhëmbë të mëdhenj dhe tipare të reja në krahasim me ato peshqve që njohim.

FOTO GALERI
1/3
Një peshkatar i thellësive ka sjellë së fundmi pamje të krijesave të kapura që ngjajnë me ato të para vetëm në filmat e horrorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA