Nga 20 prilli deri më 31 korrik/ Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit (Vendimi)

19/04/2023 17:04

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ditën e sotme ndalimin e peshkimit në disa nga liqenet e vendit, për afatin kohor nga 20 prilli deri më 31 korrik. 

Në njoftim bëhet me dije se në këtë periudhë kohe ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Njoftimi: 

Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht:

-përgjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 20 prillit deri më 31 korrik 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit;

-përkrapin-CyprynusCarpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 25 prillit deri më 25 maj 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Për periudhën 20.7.2023 deri më 20.8.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2023 deri më 25.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breqliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.
OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene.
Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, Drejtoritë Rajonale të AKU-së, duke bashkëpunuar me strukturat e vetëqeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe me policitë bashkiake përkatëse. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA