Qeni ka shpëtuar jetën e pronarit të tij, duke i kafshuar gishtin e madh të këmbës deri në kockë, ndërkohë që ai flinte.
David Lindsay, 64 vjeç, u zgjua i tmerruar nga ulërima e gruas së tij, ndërsa ishte shtrirë në gjumë në një divan në shtëpinë e tyre. Pasi u zgjua, pa se gishti i madh i këmbës së djathtë ishte i përgjakur. Kocka në gishtin e këmbës së tij ishte thyer nga qenushja e tij shtatë muajshe bulldog Harley ndërsa flinte.
Ky incident i frikshëm doli të ishte shpëtim për pensionistin. Mjekët zbuluan më vonë se ai kishte humbur ndjenjën në këmbë për shkak të dy arterieve të bllokuara në këmbë. David, baba i pesë vajzave dhe gjysh i 11 fëmijëve, nuk ka në plan të largojë qenushen e cila padashje i shpëtoi jetën.
David, nga Kembrixh, i cili vuan nga diabeti, tha: Unë isha duke fjetur në divan, kur gruaja ime hyri brenda dhe bërtiti: ‘Dave, qeni po të kafshon gishtin e këmbës’! Gruaja e tij ia mjekoi gishtin e këmbës dhe e çoi me urgjencë në spitalin Addenbrooke, Cambs, ku qëndroi për nëntë ditë.
Dave po përdor antibiotikë intravenoze për të ndaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga kafshimi i qenit në kockën e tij. Për shkak të plagëve të rënda që pësoi gishti i këmbës, Dave zbuloi se nuk mund ta ndjente këmbën e tij.
Gjatë skanimeve të CT për gishtin e thyer të këmbës, mjekët zbuluan jo një, por dy arterie të bllokuara. Bllokimi mund ta rrezikonte të gjithë këmbën e tij dhe do nevojitej amputim nëse furnizimi me gjak nuk do të kthehej.
Falë qenushit, Dave tani po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve. Ata do i hapni arteriet që rrjedha e gjakut të kthehej në këmbën e tij. Ai tha se nuk ka plane të heqë qafe qenin bulldogun që i shpëtoi jetë, pasi kishte humbur dy qentë e tij të mëdhenj Mastiff napolitane vitin e kaluar.
Top Channel