Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim sot me shefen e misionit të ODIHR, Audrey Glover.
Sipas tij, reforma zgjedhore është ndërprerë dhe ka dështuar për shkak të mungesës së vullnetit politik.
“Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë dhe ka dështuar reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimmarrje drafte me rëndësi. Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtruar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhdim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit. Ka përdorim abuziv të fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo pensionesh për qëllime elektorale”, sipas Mediut.
Top Channel