Mesditen e sotme rreth orës 1:30 mbeti i vrare Ardian Nikulaj në Shëngjin, tek një nga bizneset e tij bar restorant. Viktima ka qenë i ulur duke konsumuar kafe i vetëm, kur një person me skafander, jelek fosforishent, dhe ka qëlluar drejt tij.
Nga pamjet e sigurua nga Top Channel ky është edhe momenti kur autori i dyshuar është drejtuar drejt Nikulajt dhe nga burime bëhet me dije se ka qëlluar drejt tij 7 herë me pistoletë.
Ardian Nikulaj ishte një emër i njohur ne Lezhe për shkak te pozicioneve që ka mbajtur ndër vite si drejtor Aluizni, kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 nen siglën e PSD, dhe se fundmi për këshill bashkiak po nën të njëjtën sigël.
Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim. Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.
Ne vendin e ngjarjes ishin të shumte eksponentët e PS si dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Nderu i cili reagoi për ngjarjen në rrjetin e tij social “Facebook”.
Nikulaj njihej si një person me influencë jo vetëm ne politikë por dhe në biznes, ndërkohë që vrasja e tij mbetet ende mister për blutë e Lezhës.
Qarku i Lezhës ka precedentë ne krime qe prekin personazhe te përfshira ne procesin zgjedhor.
Qershorin e vitit 2013 Si pasojë e të shtënave nga armët e zjarrit, mbeti i vdekur në vend 49-vjeçari Gjon Gjoni, i cilësuar si simpatizant i LSI.
Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, kandidati i PD, Mhill Fufi njëkohësisht edhe nënkryetar i qarkut si dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.
Top Channel