Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, autori me skafandër motori në kokë dhe jelek fosforeshent
19/04/2023 14:33
Autorët të cilët vranë biznesmenin Ardian Nikulaj në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30 janë larguar me motor.
Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.
Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.
Top Channel