Alibeaj: Berisha na zuri selinë/ Kryetari PD i ankohet kreut të vëzhguesve të zgjedhjeve

19/04/2023 10:56

Sa herë vjen në Shqipëri e gjen vendin në krizë politikë, krizë e cila në dy vizitat e fundit buron nga Partia Demokartike.

4 vite me parë Audrey Glover i gjeti në bojkot demokratet, ndërsa sot i gjen në divorc ku sherri për shtëpinë mbizotëron në tryezat me ndërkombëtarët.

“Konkretisht është fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ajo frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike. Ju e dini se gjykata e ka ndarë kush e përfaqëson Partinë Demokratike”, tha Alibeaj.

Ai për të cilin flet Enkelejd Alibeaj është Sali Berisha. Lufta brenda llojit po dominon zgjedhjet e 14 majit dhe demokratët po lëvizin çdo gur për të përjashtuar palën tjetër nga gara.

“Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga ajo pjesë që pretendonte dikur që është PD. I bëra të qartë shkeljet e KQZ, çështjen e mosfigurimit të kryetarëve që garojnë. Saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore në garë”, shtoi Alibeaj.

Ankesat nuk ishin adresuar vetëm për Sali Berishën, por edhe Edi Ramën, duke nisur nga aplikacioni ‘aktivisti’ i ngritur nga socialistët në prag të fushatës dhe përfshirja e administratës në zgjedhje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel