1 i vdekur nga shembja e parkingut të nëndheshëm në qendër të New York (fotot)

19/04/2023 16:36

Një parking i nëndheshëm katër-katësh është shembur mbrëmë në Manhattan në qendër të New York, duke lënë një person të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur, njoftonin zjarrfikësit.

Parkingu ishte shembur mbi veten e tij “duke u palosur deri në katin e fundit,” tha zyrtari territorit të New York, Kazimir Vilenchik duke shtuar se dukej si një “shembje strukturore”.

Autoritetet përdorën më pas dronë dhe qen robotë për të kërkuar në rrënoja pasi sipas tyre ndërtesa ishte “krejtësisht e pasiguritë”.

Zach Powers, student që banon në zonë pranë vendngjarjes, tha për rrjetin CNN se kishte dëgjuar një plasje të fortë dhe më vonë zhurmën e shembjeve.

“Zgjati rreth 10 sekonda, ishte e pabesueshme, si një tërmet,” tha ai. “Më aps pashë tymin që vinte drejt dritares tonë dhe makinat që binin në gropën e hapur në mes të parkingut nëntokësor.

Duket se dyshemeja u shemb, tregon Powers duke thënë se nga frika kishte veshur këpucët dhe doli nga fjetorja e universitetit sa më shpejt.

Katër nga të plagosurit u dërguan në spital ndërsa një prej tyre refuzoi ndihmën mjekësore.

Të paktën një person ishte bllokuar në katet e poshtme të parkingut dhe ishte zgjuar, duke kërkuar ndihmë.

Operacionet e rekuperimit vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/5
Parkingu ishte shembur mbi veten e tij “duke u palosur deri në katin e fundit,” tha zyrtari territorit të New York, Kazimir Vilenchik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA