Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dhunuan në grup një 21 vjeçar në Vlorë.
Dy vëllezërit 32 vjeçari N. Xh., (A) dhe 30 vjeçari E. H., (A), të dy banues në Drashovicë, ditën e djeshme së bashku me persona të tjerë, ushtruan dhunë për motive të dobëta ndaj D. Z., banues në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa i dhunuari është në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihet shkaku apo konflikti mes tyre ndërsa vijon puna për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Gjithashtu në kërkim është shpallur një 37-vjeçar, banues në fshatin Mekat, Vlorë. Dyshohet se S. V., ka se ka vjedhur disa pajisje në një lokal fshatin ku jeton.
Ndërsa një 45 vjeçar është dënuar me dy muaj burg. A. T., banues në Sarandë është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel