Vdes britaniku që piu 20 vodka ‘shots’ falas në 90 minuta, në klubin e striptizës (fotot)

18/04/2023 16:52

Një britaniku që i kishin shërbyer 22 gota vodka brenda 90 minutash në një klub striptize në Poloni ka humbur jetën, njoftonin autoritetet vendase sipas rrjetit britanik Metro.co.uk

Viktima i identifikuar vetëm si 36-vjeçari Mark C prej ligjeve të privatësisë në vend, kishte dalë në mbrëmje në barin në Krakoë me një mikun e tij, kur vizituan një klub striptize të quajtur Wild Nights.

Hetuesit thanë se Mark i cili kishte konsumuar alkool para se të vinte në bar, ishte joshur brenda prej hyrjes falas dhe ishte përpjekur të refuzonte pijet falas të ofruara nga anëtarë të stafit.

Por ai gjithsesi kishte konsumuar rreth 22 gota të vogla me vodka vendase, para se të humbte ndjenjat e të vdiste.

Prokuroria polake tha se turisti kishte një përmbajtje alkooli në gjak prej të paktën 0.4%, që konsiderohet fatale.

Autoritetet polake thanë se Mark i ishin vjedhur dhe 2,200 złoti– ekuivalente e $500 – pasi kishte humbur ndjenjat.

Javës që shkoi policia polake tha se ka arrestuar 58 njerëz si pjesë e grupeve të organizuara kriminale që punojnë në klubet e natës.

Në pamje të publikuara nga autoritetet shiheshin të dyshuar që shoqëroheshin si dhe aparate elektronike të sekuestruara nga ambjentet.

Në një deklaratë autoritetet thanë: “Një nga pistat e hetuara për të dyshuarit ishte ajo e nxitjes së intoksikimit me alkool të klientëve deri në humbjen e ndjenjave apo vdekjes”.

Në lidhje me rastin e viktimës ata shtonin: “Viktimës nuk iu dha ndihma e shpejtë gjatë incidentit dhe disa arrestime paraprake janë bërë në lidhje me ngjarjen”.

Hetimet në klubet e kryeqytetit Varshavë dhe në qendrën jugore të Krakow, vijojnë.

FOTO GALERI
3/3
Javës që shkoi policia polake tha se ka arrestuar 58 njerëz si pjesë e grupeve të organizuara kriminale që punojnë në klubet e natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA