20/11 07:25
Disa persona mbetën të plagosur në qytetin gjerman të Dusburg pas sulmit me thikë në një qendër fitnesi.
Policia ka thënë se situata ende është e paqartë, ndërsa një operacion i madh po zhvillohet nga ata në të gjithë zonën.
Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga ekipi i tyre afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit.
“Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen.
Mediat gjermane kanë raportuar se dy autorët e sulmit, të cilët mbeten ende në arrati, i kanë therur me thikë personat që ndodheshin aty.
Arsyeja e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, pasi autoritetet janë treguar të rezervuar me detajet.
Top Channel