Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Top Channel se po i shkatërrohet prona e tij në zonën e Fushë Prezës në Tiranë.
Qytetari Agim Karaj pretendon se prona e tij që e zotëron me vendim gjykate, po grabitet nga disa persona, madje është dhunuar edhe nëna e tij. Ai thotë se aktualisht kanë hyrë me forcë edhe efektivët e policisë së Vorës dhe pretendon se mbi të po ushtrohet presion që të dërgohet në rajon.
Ai kërkon ndihmë pasi thotë se po i shkatërrohet prona dhe familja e tij ndodhet në rrezik.
“Prona është në emrin Agim Karaj në Fushë Prezë në Tiranë. Ka ardhur policia dhe po bën presion. H.A., i ka gjuajtur nënës sime dhe po na grabisin pronën. Po thyejnë dhe vjedhin hekurat e serrës. Po më dëmtojnë dhe shkatërrojnë pronën që e kam me vendim të gjykatës së lartë. Ju lutemi bëni diçka se familja ime është në rrezik. Vetëm vetëgjyqësi do bëhet pastaj se nuk ka rrugë tjetër.
Edhe policia e Vorës i përkrah duke shkatërruar pronën time. Inspektori zonës A.Ll., na ka ardhur ne pronë duke përkrahur autorin dhe duke më shkatërruar pronën. E kam prone private të trashëguar nga babai im. Kurse serat i kam blerë në vitin 1991 që ndodhet mbi tokën time”- denoncon qytetari.
Top Channel