“Nuk e bëj dot veshin e shurdhër”, Macron i drejtohet francezëve ‘me dorë në zemër’

18/04/2023 12:10

“Reforma e pensioneve në Francë “ishte e nevojshme për të siguruar pagesat e moshës së tretë për të gjithë e për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë”, përmes një fjalimi televiziv drejtuar kombit, presidenti Emmanuel Macron u përpoq t`i tregonte francezëve se e ka dëgjuar zërin e zemëratës të tyre dhe se po u jep një shpjegim.

Duke konfirmuar shpalljen e ligjit që ka shkaktuar prej tre muajsh protesta masive në vend, shefi i Elizesë pohoi se ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht diku nga vjeshta.

“A është pranuar kjo reforme? Sigurisht që jo. Dhe pavarësisht muaj të tërë konsultimesh, konsensusi nuk u arrit dhe mua për këtë, më vjen keq. Ne duhet mësime nga kjo situatë. Tek demonstratat, unë dëgjova kundërshtinë ndaj reformës së pensioneve, por edhe dëshirën për te gjetur kuptimin e punës së dikujt, për të përmirësuar kushtet, për të pasur karriera që lejojnë progresin në jetë”, wshtw shprehur Macron.

Në fjalën e tij, Macron foli për hapjen e atyre që i përshkroi si tre kantiere të reja, të cilat lidhen me punën, drejtësinë e progresin. Ai përshëndeti krijimin e “1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit” dhe deklaroi se dëshiron “të nisë reformën e arsimit të lartë profesional” me idenë që në numër më i madh të rinjsh të kenë qasje në trajnime kualifikuese.

Macron shtoi se nuk “mund ta bëjë veshin shurdh” përpara zemërimit të francezëve i cili reflekton edhe faktin që puna në kushtet aktuale nuk i lejon më të bëjnë një jetesë të mirë për shkak të rritjes së çmimeve, karburantit, shpenzimeve në përgjithësi. Kanë qenë të menjëhershme reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të tij.

Liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen, shkroi në Twitter se kreu i shtetit zgjodhi të kthejë shpinën e të “të injorojë vuajtjet e francezëve”, ndërsa udheheheqesi i France Insoumise, Jean-Luc Melenchon, argumentoi se “populli francez nuk do të lejojë që t`i grabiten dy vite liri. Ndërkohë grupe protestuesish vetë zgjodhën të përplasnin tenxhere e tiganë gjatë fjalimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA