Nisja dështoi për shkak të problemeve teknike, raketa gjigante e Space X pritet të niset të enjten

18/04/2023 21:41

Teksa ekipi i raketës gjigante Space X po riparon në kohë rekord problemet teknike, të cilat pezulluan nisjen, kompania pritet ta provojë sërish startimin të enjten.

Janë zbuluar pamje të reja nga vendi ku mbeti e bllokuar raketa. Ekspozimi i saj në një ambient të hapur ka tërhequr shumë persona që nuk kanë nguruar të shohin me detaje çdo pjesë të raketës, njëkohësisht pllakosjen e pamjes me foto.

Nisja e raketës më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë, e krijuar për të dërguar astronautët në Hënë, Mars dhe më gjerë, dështoi pas ngrirjes së njërës prej valvulave.

Teksa të gjithë prisnin në ankth start imin e gjigantit, vetëm 10 minuta më përpara ekipi ngriti alarmin.

Starship mbeti i bllokuar në platformën e tij të lëshimit në Teksasin Jugor, situatë e cila ka vonuar duke përpjekjen e parë historike të lëshimit të saj.

Gjiganti 120 metra është projektuar të ketë dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori. Starship është ndërtuar nga kompania Space X e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA