Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të martë në kryeqytet.

Mjeti është djegur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Menjëherë është bërë e mundur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilat shuan flakët.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një defekt teknik.

“Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA