Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë, ku një 20-vjeçar është masakruar me hanxhar.
Viktima është identifikuar si Stiven Toshkezi. Raportohet se autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze, Aksel Hoxhaj 18 vjeç dhe vetëm njëri prej tyre ka rënë në pranga.
Vetëm Enzi Maze është arrestuar, kurse Aksel Hoxhaj ndodhet ende në kërkim për vrasjen e 20-vjeçarit.
Ai ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.
Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, ndërsa fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës.
Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.
Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën për ta dërguar tek spitali i Traumës. Por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.
Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, konflikti mes Enzi Maze, Aksel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezit, ka ndodhur për një vajzë.
Konkretisht njëri nga dy 18 vjeçarët ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet ata ishin grindur dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.
Top Channel