Një 74-vjeçar nga Librazhdi ka mbetur i plagosur lehtë, pasi në banesën e tij ka shpërthyer një bombol e vogël gazi.

I moshuari e përdorte bombolën e gazit për gatim dhe shpërthimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit. 74-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA