Kreu 6 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 25-vjeçari
18/04/2023 09:29
Një 25-vjeçar nga Shkoza është vënë në pranga nga policia, pasi ka kryer 6 vjedhje në banesë dhe në automjete nëpër zona të ndryshme të Tiranës, gjatë dy muajve të fundit.
25-vjeçari V. M. dyshohet se: Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.
Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;
Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B. Më datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky person.
Top Channel