Një britanik vdiq pasi piu 22 shotsa në 90 minuta në një klub striptizi në Poloni, thanë autoritetet në vend.
Viktima, i cili është identifikuar si 36-vjeçari Mark C, ishte një natë në Krakov me një mik dhe vizituan një klub të quajtur Wild Nights.
Hetuesit thanë se Marku ishte i dehur dhe ishte joshur nga hyrja falas, por u përpoq të refuzonte pijet që i ofroheshin vazhdimisht nga anëtarët e stafit.
Megjithatë, ai piu 22 shotsa përpara se të rrëzohej në tokë dhe më pas të vdiste. Zyra e Prokurorit Kombëtar të Polonisë, tha se turisti kishte një përmbajtje të alkoolit në gjak prej të paktën 0.4%, që konsiderohet vdekjeprurëse.
Sipas autoriteteve polake, Markut iu grabitën 420 £, ndërsa ishte pa ndjenja.
Të enjten e kaluar, policia deklaroi se janë akuzuar 58 persona si pjesë e grupit të krimit të organizuar, pas një sërë bastisjesh në klubet e natës.
Byroja e Hetimit të Policisë Qendrore polake (CBSP), tha se klubet, dehnin klientët përpara se t’u vidhnin paratë.
Një video e publikuar nga policia tregoi të dyshuarit duke u arrestuar dhe sekuestrimin e disa pajisjeve elektronike, kompjuterë, para të gatshme dhe telefona.
“Mes të arrestuarve ishin edhe personat që e detyruan Markun të pinte alkool deri në vdekje. 36-vjeçarit nuk iu dha ndihmë mjekësore gjatë incidentit”, deklaroi policia.
Hetimi, i cili përfshin klube në kryeqytetin e Varshavës, si dhe në Krakov, është në vazhdim.
Top Channel