Kapen me dru të prerë në “Toyota” dhe të fshehur në pyll ilegalisht, arrestohen dy persona në Pogradec

18/04/2023 13:21

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë teksa kishin prerë dru në pyll, dhe një pjesë e kishin ngarkuar në makinë ndërsa një pjesë ishte e fshehur.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota” dhe drejtues 39 vjeçarin R. K., dhe pasagjer 42 vjeçarin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur sasinë e druve, të prera në mënyrë të paligjshme, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Më pas në vijim të kontrolleve në një parcelë të mbrojtur të kësaj zone, u gjet edhe një sasi tjetër drurësh, e prerë nga dy personat.

Drutë së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë kontrollet në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin e qarkut të Korçës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

“Pogradec/Intensifikim kontrollesh në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. U kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi, vihen në pranga 2 shtetas. Një sasi tjetër lënde drusore, të siguruar në kundërshtim me ligjin, të arrestuarit e kishin fshehur në pyll. Sekuestrohen sasitë e lëndës drusore, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj. Në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 39 vjeç dhe S. Sh., 42 vjeç, të dy banues në Pogradec. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi. Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas. Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. Kontrollet në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin e qarkut të Korçës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, vijojnë”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA