Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratike më të pasura të botës, u zotuan për një front të unifikuar kundër kërcënimit që paraqet Kina ndaj Tajvanit si dhe agresionit rus në Ukrainë.

Në përfundim të takimeve të tyre të martën, ata shprehën përkushtimin për të forcuar dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës. Deklarata e përbashkët e kryediplomatëve përfshinte gjithashtu qëndrime të forta, mbi një seri të pashembullt provash me raketa të Koresë së Veriut. Por Kina dhe Rusia morën vëmendjen kryesore të takimit treditor të organizuar nga Japonia.

Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës jetike civile. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhej në deklaratë ndërsa shtohej se Perëndimi, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë kryesisht ka ngecur dhe Kievi po përgatitet për një kundërofensivë. Megjithatë ekziston një shqetësim i gjerë global, lidhur me kërcënimet e përsëritura të udhëheqësit rus për të përdorur armë taktike bërthamore.

Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi i saj për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi, janë të papranueshme”, thanë ministrat.

Ministrat e jashtëm nënvizuan se takimi i tyre në Karuizawa të Japonisë, shënoi një moment vendimtar në përgjigjen e botës ndaj agresionit rus dhe kinez, dy kriza që shihen si sfida për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Përpjekjet globale për zgjidhjen e tyre, janë penguar nga qëndrimet kundër të Kinës dhe Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA