E reja qëllohet për vdekje në New York kur shoqja ndaloi makinën në rrugën e gabuar rezidenciale (fotot)

18/04/2023 17:22

Kevin Monahan është akuzuar për vrasje të gradës së dytë të Kaylin Gillis pasi hapi zjarr ndaj makinës “së huaj”.

Një vajzë që po kërkonte shtëpinë e një shoqes së saj në një zonë të pasur të New York është qëlluar për vdekje në makinën ku qëndronte si pasagjere, pasi kishin ndaluar gabimisht në rrugën para adresës së gabuar.

20 vjecarja Kaylin Gillis, po udhëtonte në qytezën e Hebron bashkë me tre persona të tjerë të shtunën mbrëma kur grupi hynë gabimisht në rrugën private të shtëpisë së gabuar.

Ata ishin duke kthyer makinën për të dalë kur pronari i shtëpisë, 65 vjeçari Kevin Monahan, doli nga dera kryesore dhe qëlloi dy herë ndaj makinës, tha sherifi vendas Jeff Murphy. Një nga plumbat goditi Gillis.

Grupi ishin larguar të tmerruar drejt qytezës fqinje të Salem, pranë kufirit të shtetit Vermont ku kishin thirrur shërbimet e emergjencës. Murphy tha se ngjarja ndodhi në një zonë me shërbim celular të kufizuar, ndërsa kur mbërritën shërbimet e emergjencës Gillis nuk mund të shpëtohej.

Policia kishin qenë më pas te shtëpia e vrasësit Monahan, i cili refuzonte të dilte jashtë. Me anë të telefonit të emergjencës ata kishin negocjuar rreth një orë para se ta merrnin si të arrestuar.

Monahan është arrestuar për vrasje të gradës së dytë. Prokurori tha se “një vajzë e re e pafajshme humbi jetën teksa kërkonte shtëpinë e shoqes së saj. Nuk kishte asnjë arsye që Monahan të ndjehej i kërcënuar”.

FOTO GALERI
1/7
20 vjecarja Kaylin Gillis, po udhëtonte në qytezën e Hebron bashkë me tre persona të tjerë të shtunën mbrëma kur grupi hynë gabimisht në rrugën private

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA