Dy vëllezër kanë përfunduar me polici për shkak të një sherri në familje.
30 vjeçari A. G., u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj babit të tij, ndërsa për 24 vjeçarin Xh.G., u referuan materialet në Prokurori pasi goditi me grusht vëllain e tij.
Një 49 vjeçar është arrestuar po ashtu për dhunë në familje. A. I., banues në Kodër Kamzë ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa në fushën e specialistëve të qarkullimit rrugor u arrestuan dy persona.
36-vjeçari A. C., u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe 23 vjeçari B. A., është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Në makinën e 23 vjeçarit ndodhej pasagjer një 21 vjeçar D. M.,, për të cilin u referuan materialet në prokurori, pasi ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit.
Sipas policisë, materialit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel