Burri kinez qëllohet për vdekje nga gjuetari që e ngatërroi me një lepur (fotot)

18/04/2023 21:31
Incidenti ndodhi ne provincen kineze Jiangxi

Një burrë në Kinë ka humbur jetën sot pasi u qëllua nga një gjuetar që me sa duket e ngatërroi me një lepur, tha policia vendase.

Katër persona u arrestuan për vdekjen e Wang Moujin, i cili u mbyt në një rezervuar pasi u qëllua në kokë me një pushkë me presion ajri.

Incidenti ndodhi në fundjavë në rajonin Xingxhou kur katërshja kishin dalë për gjueti në qytezën e Shaxi.

Policia tha se burrat kishin qëlluar kur kishin parë lëvizjet në barin para rezervuarit, ku viktima zoti Wang raportohet se ishte duke peshkuar.

Autoritetet u thirrën më pas në vendngjarje dhe arrestuan katër gjuetarët që besohet se ishin në të 30-at e tyre.

Hetimi për ngjarjen vijon.

Autopsia përcaktoi se Wang kishte vdekur nga mbytja në ujë.

Incidentet me armë zjarri janë përralla në Kinë prej ligjeve të ashpra ndaj zotërimit të armëve të zjarrit si dhe kufizimeve të shumta të lirive individuale nga regjimi komunist.

Pushkët me presion ajri përdorim toptha plastikë dhe përdoren shpesh për gjueti. Lepuri kinez  me origjinë nga provinca e Jiangxi, është një burim i zakonshëm ushqimi.

FOTO GALERI
3/3
Incidenti ndodhi ne provincen kineze Jiangxi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA