Borxhi amerikan, një bombë me sahat/ Kreu i Kongresit, shuplakë Bidenit!

18/04/2023 14:18

Një bombë me sahat që do të plasë nëse nuk marrim masa serioze e veprime të përgjegjshme.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Kevin McCarthy e kritikoi ashpër presidentin Joe Biden për shpenzimet e pamatura e tha se ai “po mungon në veprime”.  Në fjalimin e mbajtur në bursën e Nju Jorkut, udhëheqësi republikan u zotua të miratojë legjislacionin për të rritur tavanin e borxhit të vendit, por me kushtin të kufizohen shpenzimet e ardhshme federale.

 “Situata është serioze, dhe si reagon presidenti ndaj kësaj ceshtjeje? Ai thjesht nuk ka bërë asgjë. Më shumë sesa faktet, Bideni ka përqafuar një fantazi sipas të cilit borxhi nuk ka rëndësi, se paratë krijohen nga ajri, dhe se zgjidhja për cmimet e larta të shkaktuara nga shpenzimet e shfrenuara, është thjesht rritja e taksave”, ka thënë Mccarthy.

Fjalimi i tij në Wall Street vjen në kohën kur Uashingtoni po shkon drejt një krize fiskale mbi nevojën për të rritur tavanin e borxhit që aktualisht është në nivelin e 31 trilion dollarëve, dhe për të shmangur një pamundësi për pagimin e tij.

Departamenti i Thesarit ka thënë se po merr “masa të jashtëzakonshme” për të mbuluar shpenzimet, por pohoi se fondet do të mbarojnë në verë. Sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, shpenzimet federale u rritën gjatë krizës së COVID-19, duke u arritur në 7.4 trilion dollarë në vitin 2021, përpara se të uleshin në 6.2 trilion dollarë në vitin fiskal 2022.

Barra e borxhit të vendit është rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme, duke u dyfishuar gjatë administratës Xhorxh W. Bush me luftërat e epokës së 11 shtatorit dhe duke u rritur përsëri gjatë administratës Obamës, ndërsa shpenzimet u shtuan dhe të ardhurat nga taksat ranë ndjeshëm gjatë Recesionit të Madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA