Sali Berisha u shfaq pa Ilir Metën në prezantimin e kandidatit të Roskovecit Erdit Hazizaj.

Jo vetëm aleati, në takimin elektoral ishin zhdukur dhe simbolet e Partisë Demokratike. Akuzat e Berishës fillimisht u drejtuan nga kandidatja socialiste Majlinda Bufi që kërkon të rikonfirmohet në detyrën e kryebashkiakes.

“Hajde në këtë shesh dhe bëj debat me Erditin. Nuk vjen dot se i ke prishur demokratëve shtëpitë e tyre, por të garantoj që do shkosh për ndjekje penale për çdo shtëpi të prishur. Më mirë jep dorëheqjen, mos kandido, se ke probleme personale me banorët e Roskovecit, këta janë të gjithë njësoj”, tha Berisha.

Edhe pse para janë zgjedhje lokale, Berisha e konsideron 14 majin si beteje politike ndaj dhe premtimet i ka të tilla bashkë me sulmet për kundërshtarin politik.

“Rama u kujtua të flasë për rrogat, vetëm pasi e denoncova nga salla në sallë mitingu në miting tiraninë e tij. Si foli ja rrita rrogën presidentin 4 milion lekë, por nuk ishte rroga e presidentit problem i shqiparëve. Tani tallet dhe mashtron dhe tallet me njerëzit nuk rriten rroga minimale 900 euro, pasi po ta çosh aq, të paktën minimumi 90 përqind të sipërmarrjes falimentojnë menjëherë. Garantoj fermerët e Roskovecit dhe Shqipërisë, se akti i parë i qeverisë seë ardhshme do jetë vendosja e subvencioneve për çdo sipërfaqe, për çdo prodhim dhe shitje dhe përpunim, në mesataret e subvencioneve të vendeve të Ballkanit“, deklaroi Berisha.

Pas Roskovecit, Berisha u zhvendos në Patos ku prezantoi kandidaten Sofie Alushaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA