Nga refreni i fushatës së shkuar “Ne jemi të pandalshëm”, Partia Demokratike e hapi zyrtarisht fushatën këtë të martë me uljen e ritmit duke zgjedhur si himn “Ne nuk heqim dorë” sërish të këngëtares Sia.

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj sulmoi treshen Rama-Berisha- Meta.

“Eshtë një moment feste në një moment të vështirë. Megjithatë jeta ka ulje ngritjet e saj. PD po sulmohet nga kryeministri Rama dhe Berisha – Meta. Një agresion politik e madje edhe fizik, që u e mbani mend një vit më parë. Janë të tre bashkë. Kanë 33 vite që ndajnë interesa financiare. Ku i gjen paratë Sali Berisha për aktivitetet e tij olimpike?”

Për kandidatin demokrat e bashkisë së Tiranës Roland Bejkos frymëmarrja për Shqipërinë do të vijë me alternativën e tij që ndahet nga e shkuara.

“Një thikë pas shpine që i ka futur demokratëve Sali Berisha. Kjo është pabesia. Jep dorëheqjen dhe largohu”, tha Bejko.

Teksa ndryshe nga sa kishte premtuar për angazhimin gjatë fushatës, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm gjatë takimit hapës të  kryetarit të deleguar të PD-së Enkelejd Alibeaj për prezantimin e kandidatit Roland Bejko për bashkinë Tiranë, por e ndoqi atë në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA