Foto Ilustruese

Përplasja e dy makinave ka përfunduar në konflikt fizik mes shoferëve në Laprakë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 në afërsi të shkollës “Aleks Buda”. Nuk dihen shkaqet, por dy shoferët nuk kanë pritur policinë të mbërrijë në vendngjarje, por janë zënë me njëri-tjetron. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 32-vjeçari me iniciale A.R.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA