Prokuroria i kërkon gjykatës masën e detyrimit me paraqitje për Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan.
Tre prej tyre nën akuzë për mos kallëzim krimi dhe njeri dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Burimet i thanë Anila Hoxhës se për të akuzuarin kryesor Gerald Gushollin, prokurorja Elsa Miha ka kërkuar arrest me burg.
Por prokurorja ndryshe nga policia ka kërkuar ri kualifikim të veprës nga plagosjen e shtetases R.B. në dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. Prokurorja sjell si argument shtojnë burimet e Anila Hoxhës faktin qe dhunuesi dhe Reisi kishin marrëdhënie bashkëjetese me njëri-tjetrin.
Prokuroria përveç dëshmisë së vajzës së dhunuar qe u mbajt e mbyllur për një jave sjell si të dhënë dhe dëshmitë e të arrestuarve të tjerë të cilët kundërshtojnë akuzën. Përpara se të arrestohej dhunuesit ju gjet në makinë pluhur i bardhë i dyshuar si drogë ndërsa në banesë iu gjet një shkop.
Top Channel