Video/ Politikani i korruptuar ekzekutohet gjatë intervistës në TV, ku vrasësit shtireshin si gazetarë (fotot)

17/04/2023 16:16

Në pamjet shokuese te publikuara dje nga mediat, shihen momentet një politikan indian ish-ganster qëllohet për vdekje në një transmetim direkt në TV, nga vrasës që hiqeshin si gazetarë.

Ish-deputeti indian Atiq Ahmed, i dënuar për pengmarrje, u vra bashkë me vëllanë e tij teksa shoqëroheshin të prangosur nga policia, për një kontroll mjekësor në rajonin Uttar Pradesh.

Teksa ecnin dyshja ishin rrethuar nga grupe televizive, para se sulmuesit të hapnin zjarr duke i lënë ata të vdekur të shtunën.

Pamjet dramatike të vrasjeve u shpërndanë në rrjetet televizive dhe ato sociale online.

Në pamje vrasësi shihet që zgjatet mes policëve për të vendosur grykën e pistoletës në kokën e Ahmed.

Burrit i shpërthen turbani i kokës dhe më pas shembet përdhe.

Vëllai i ish-deputetit Ashraf Ahmed, gjithashtu u qëllua pas tij dhe dy viktimat kishin vdekur brenda disa minutave.

Policia ndaloi shpejt tre të dyshuar dhe i arrestoi.

Njëri u dorëzua shpejt pas sulmit ndërsa dy të tjerët u kapën më vonë.

Pas vrasjeve të dyshuarit raportohet se nisën të këndonin këngë fetare Hindu.

Një polic gjithashtu u plagos në sulm.

Policia pas sulmit tha: “Qeveria ka vendosur urdhra kufizimi pas vrasjes së Atiq Ahmed e Ashraf Ahmed të cilët ishin anëtarë të një grupi të gjerë mafioz të përfshirë në përvetësim tokash dhe disa vrasje”.

Ahmed ishte burgosur në 2019 për pengmarrjen e avokatit Umesh Pal, i cili kishte dëshmuar kundër tij për vrasjen e një politikani në 2005.

Edhe Pal ishte ekzekutuar në muajin shkurt.

Ndërsa javën që shkoi i biri i Ahmed u vra në një përplasje me policinë në qytetin Jhansi, teksa kërkohej për vrasje.

FOTO GALERI
1/5
Ish-deputeti indian Atiq Ahmed, i dënuar për pengmarrje, u vra bashkë me vëllanë e tij teksa shoqëroheshin të prangosur nga policia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA