Ushtria private ruse publikon pamjet e këmbimit të të burgosurve të Pashkëve mes dy vendeve ortodokse (video-foto)

17/04/2023 15:27

Duke ecur mes rrugës së shkatërruar nga lufta, disa prej tyre duke mbajtur në krahë ose barrela shokët e plagosur, më shumë se 100 robër ukrainas shiheshin dje të ktheheshin në vendin e tyre, pas pamjeve të publikuara nga Rusia.

130 trupat e liruara për Këmbimin e Pashkëve mes dy vendeve ortodokse udhëzoheshin nga ushtarakët e grupit privat ushtarak rus Wagner: “Shpresojmë të mos bini përsëri në dorën tonë”.

Kreu i tyre Yevgeny Prigozhin kishte postuar videon e ushtarëve që ktheheshin në Ukrainë, shumë prej tyre duke çaluar në rrugën e baltosur.

Një ushtarak i grupit Wagner dëgjohej që u jepte atyre paralajmërimin e vrazhdë para se t’i urdhëronte në ngjiteshin në kamionë.

Zëdhënesi presidencial ukrainas Andriy Yermak, konfirmoi se 130 rob lufte ukrainas ishin kthyer në shtëpi në Këmbimin e Pashkëve, ndërsa nuk ishte e qartë sesa rusë ishin kthyer në këmbim të tyre.

Ndërkohë presidenti rus Putin shfaqej dje me patriarkun ortodoks Kirill, duke kryer ritualet e Pashkëve mes kontrolleve të rrepta të besimtarëve në kishën e Moskës.

Putin pranonte se Pashkët e dyta ortodokse të kohës së luftës vinin në një kohë ‘sfidash serioze.’

“Festa e Pashkëve i jep besimtarëve shpresë e frymëzim për mendime e akte të mira, për të afirmuar vlera e ideale morale të shoqërisë sonë”, tha ai.

Perëndimi akuzon Kishën Ortodokse ruse si bashkëfajtore të propagandës së luftës, por Putin tha se kisha është e përfshirë në çështje mëshire e bamirësie.

Patriarku Kirill gjithashtu iu referua Ukrainës si ‘toka historike ruse’ teksa konflikti vijon në zonat lindore të vendit.

FOTO GALERI
1/3
Duke ecur mes rrugës së shkatërruar nga lufta, disa prej tyre duke mbajtur në krahë ose barela shokët e plagosur, më shumë se 100 robër ukrainas shiheshin dje të ktheheshin në vendin e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA