Foto Ilustruese

Një 38-vjeçar nga Ukraina u prangos në pikën kufitare të Muriqanit pasi u kap duke transportuar kanabis.

Ai arrestua teksa po tentonte të dilte nga territori shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po lëvizte shtetasi ukrainas, agjentët gjetën të fshehur një sasi lënde narkotike. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat e inteligjencës informative.

Në pranga ra S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po ashtu u arrestua edhe P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA