Të dërguar për ndihmat ushqimore, tre punonjës të OKB-së në mesin e të vrarëve në Sudan

17/04/2023 11:17

Të paktën 97 persona u vranë dhe 365 u plagosën në Sudan, ku në mesin e tyre ishin edhe tre të dërguar të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), në përleshjet në Darfur.

Dhuna shpërtheu të shtunën në kryeqytetin Khartoum dhe në të gjithë vendin ndërsa forcat e armatosura dhe grupi paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u përleshën.

Dy punonjës të tjerë u plagosën gjatë kryerjes së detyrave dhe një avion humanitar u dëmtua, duke “ndikuar seriozisht” punën e WFP, tha një zëdhënës.

Programi është ndërprerë ndërsa siguria është rishikuar pasi zëdhënësi tha se nuk kishte “asnjë justifikim për të synuar punëtorët humanitarë”.

Tensionet ishin përshkallëzuar midis kreut të ushtrisë dhe presidentit de facto Abdel Fattah al Burhan dhe shefit të RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti. Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe kryeministri etiopian Abiy Ahmed kanë pasur telefonata me të dy liderët në përpjekje për të qetësuar dhunën.

Egjipti dhe Sudani i Jugut janë ofruar të ndërmjetësojnë mes ushtrisë dhe paraushtarakëve.

Presidenti Kenyan William Ruto dhe Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni kanë pasur gjithashtu telefonata me gjeneralin al Burhan.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është konsultuar me homologët e Arabisë Saudite dhe Emirateve dhe ka ndarë marrëveshjen e tyre se është “thelbësore që të gjitha palët t’i japin fund armiqësive menjëherë”.

Të dy grupet vazhduan betejën e tyre për kontroll të dielën, duke sinjalizuar se nuk ishin të gatshëm t’i jepnin fund armiqësive pavarësisht presionit diplomatik në rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA