Raketa më e madhe dhe më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati për provën e saj të parë.

Pothuajse 120 metra e lartë, dhe e projektuar të ketë thuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori, Starship është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.

Lëshimi i saj do të bëhet nga Boca Chica në Teksas. Ky demonstrim do të jetë pa ekuipazh. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Musk është përpjekur sidoqoftë të ulë pritshmëritë, duke treguar se nuk është e pazakontë që një raketë të pësojë dhe një lloj dështimi në daljen e saj fillestare. “Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, një raketë gjigande kështu nuk ka shumë garanci sesi do të shkojë. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë lëshimin”, ka shkruar ai në Twitter. Pritet që mijëra spektatorë të mblidhen në vendet bregdetare në Gjirin e Meksikës për të parë ngjarjen e veçantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA