Në bashkinë e Elbasanit është realizuar sondazhi i Angi Richerche në bashkëpunim me Top Channel, ku janë pyetur qytetarët në lidhje me përceptimine tyre mbi jetesën në Shqipëri dhe politikën në vend.
Teksa janë pyetur se cilët nga politikanët vlerësojnë më shumë, qytetarët e Elbasanit sipas sondazhit i kanë dhënë vendin e parë kryeminsitrit Edi Rama të cilin e vlerësojnë nga 1-100 52.9%, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja 52.7%, më pas renditet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi me 33.7%.
Pas Boçit renditet ish-kryeminsitri Berisha me 29.4%, Ilir Meta 20.1%, Lulzim Basha 19.4% dhe në fund Enkelejd Alibeaj 16.4%.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Elbasanit është zhvilluar nga data 20 mars deri në 10 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 819 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Gledian Llarja i Partisë Socialiste përballë Luçiano Boçit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel