Edhe pse temperaturat janë ende larg të nxehtit përvëlues të verës, pjesa franceze e Pirenejve po përballet me zjarre masive që kanë shkrumbuar deri tani 930 hektarë tokë.
Flakët shpërthyen mes dy komunave të mëdha Cerbere dhe Banyuls-sur-Mer, ndërsa kaluan edhe kufirin me Spanjën. Për momentin, duket se për momentin gjendja është vënë nën kontroll pas numrit të madh të zjarrfikësve të dërguar në terren. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin, e vizitoi zonën këtë mëngjes, e pohoi se situata ende nuk është stabilizuar.
“Vatrat e zjarreve nuk janë shuar ende plotësisht, po përpiqemi t`i mbajmë nën kontroll. Do të duhen megjithatë shumë orë pune për zjarrfikësit tanë në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së flakëve”, ka thënë ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanin.
Këto janë zjarret më të mëdha të shënuara në Francë gjatë këtij viti. Sipas ministrit Darmanin, të gjitha kanë një pjesë të përgjegjësisë në këtë mes. Rreth 500 zjarrfikës janë mobilizuar në terren në luftën me flakët, të ndihmuar nga ajri nga 6 avionë cisternë. Flakët duket se i kanë ushqyer shumë erërat e forta që mbërritën shpejtësinë 100 km/h. Me qindra persona u evakuuan si masë parandalimi, por më vonë shumë prej tyre u rikthyen në shtëpitë e veta. Sipas ministrit, sezoni i zjarreve nisi me shpejt këtë vit dhe kjo nga pretendon ai, i detyrohet ngrohjes globale.
Top Channel