Roja e kryeministrit të Japonisë vlerësohet si shpëtimtari në atentatin me bombë (video-foto)

17/04/2023 21:52

Pas atentatit të dyshuar të së shtunës ndaj kryeministrit japonez Fumio Kishida vlerësimet janë shtuar për rojën e tij personale dhe mënyrën se reagoi ndaj sulmit me bombë.

Kishida ishte një fjalim fushate të shtunën (15 prill) për kandidatët e partisë së tij në qytetin port të Saikazaki ku ndodhi incidenti.

Pamjet tregojnë ‘bodyguard’-in’ e Kishida’ që pikas bombën e dyshuar duke u rrokullisur në dysheme kur vepron menjëherë duke e shtyrë fillimisht me valixhen e tij dhe goditur larg me shkelm, në një reagim të shpejtë e të mirëmenduar.

Bodyguard-i shihet më pas që shtyn Kishida larg rrezikut teksa në incident nuk u regjistruan të plagosur.

Disa komentues sugjeronin se valixhja e rojës personale ishte në fakt një mburojë anti-shpërthim prej fibrash, dhe në fakt teksa ai largoi bombën valixhja u hap në një mburojë më të madhe.

Në sulmin ndaj Kishida nuk u plagos njeri dhe kryeministri mundi të vazhdonte fushatën pa incidente të tjera, teksa një person u arrestua për lëshimin e objektit të dyshimtë.

Burri u ndalua nga disa anëtarë të sigurisë teksa një shpërthim i konsiderueshëm ndodhi në vendin ku Kishida qendronte para se të largohej nga rojet.

Sulmi vjen më pak se një vit pasi ish-kryeministri legjendar i vendit Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në qytetin Nara në korrik 2022.

Prej atëherë siguria e figurave publike në Japoni është përshkallëzuar.

FOTO GALERI
1/3
Kishida ishte një fjalim fushate të shtunën (15 prill) për kandidatët e partisë së tij në qytetin port të Saikazaki ku ndodhi incidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA