Nga Shakespeare’s Globe deri te stadiumet e futbollit, vende të rëndësishme kanë pritur besimtarët që agjërojnë për të festuar muajin e shenjtë islamik të Ramazanit në të gjithë Anglinë.
“Katedralja e Mançesterit” dhe “Kolegji Mbretit” në Kembrixh ishin ndër vendet ku u ofrua vakti i iftarit, për njerëzit e të gjitha prejardhjeve.
Organizatorët në Projektin e Ramazanit thonë se duan të bashkojnë komunitetet. Organizatorët e iftarit gjithashtu donin që njerëzit “të dilnin nga zonat e tyre të rehatisë” duke vizituar monumentet lokale që mund të mos i kishin parë kurrë.
Për shembull, me Katedralen e Mançesterit dhe Aston Villa, kishte njerëz që nuk shkojnë në kishë ose nuk janë tifozë futbolli.
Më shumë se 20,000 njerëz morën pjesë në ngjarje në gati 20 vende në Londër dhe nëntë jashtë kryeqytetit.
Muzeu Victoria dhe Albert i Londrës siguroi një mjedis mahnitës për një vakt iftari në mars
Universiteti i Kembrixhit priti një iftar në King’s College, i themeluar në shekullin e 15-të
Vullnetarët bëjnë një pushim në Bibliotekën Britanike
Një mësues hebre ishte në mesin e atyre që iu drejtuan një iftar ndërfetar me 1400 njerëz në Katedralen e Mançesterit
Fëmijët performuan një sonet në skenë në Shakespeare’s Globe në Londër
Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan iu bashkua atyre që agjëruan në sheshin Trafalgar
Myslimanët përbëjnë gati 7% të popullsisë në Angli dhe Uells, sipas regjistrimit të vitit 2021
Qindra u mblodhën për iftar në stadiumin e Aston Villas në Birmingham
Ndërsa Chelsea FC i priti ata për iftar në fushë
Top Channel