Ekipi mjekësor që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama dha sot detaje për gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, kreu i qeverisë del nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.

Shefi i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata: Ishte një apendicit, u pa u plotësuar të gjitha ekzaminimet në QSUT, u bënë ekzaminimet imazherike dhe u mendua që duhej operuar, operacioni u krye me laparoscopi rreth orës 2 të mëngjesit, shkoi mirë, gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, besoj që brenda 24 orëve ndoshta mund të largohet.

Koha e rikuperimit total?

Gjata: Zakonisht është e shkurtër koha e rikuperimit 2-3 ditë.

Do duhet kujdes i shtuar duke qenë se është edhe fushatë?

Gjata: Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar, apendiciti është hequr nga mijëra qytetarë shqiptare.

Kur mund të ecë vetë?

Gjata: Mund të ecë që sot, në fushatë dy tre ditë, të shohim si do të shkojë gjendja.

Domethënë e inauguruam spitalin e ri me kryeministrin.

Gjata: Jo jo janë sallat që kemi pasur, është  i inauguruar para tre vjetësh.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendiciti rreth orës dy të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA