Organizatat e mjekëve në Sudan thonë se spitalet po bombardohen me sulme ushtarake, ndërsa përleshjet midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak vijojnë në të tretën ditë.
Sindikata e Mjekëve të Sudanit ka identifikuar të paktën 6 spitale që janë goditur, megjithëse informacioni i saktë është i vështirë për t’u arritur. Një zëdhënës i Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit i tha CNN të hënën se “palët ndërluftuese” ishin përgjegjëse për sulmet.
“Po marrim mesazhe se ka viktima”– tha zëdhënësi, duke shtuar se: “Ka nga ata që janë të vdekur dhe të plagosur që nga mëngjesi i shpërthimit të luftës dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’i varrosur apo trajtuar, trupat kanë filluar të dekompozohen.”
“Këto janë kushtet e luftës. Para se të synonim spitalet, ne theksuam se kishim qëllim përdorimin e tyre si baza ushtarake”- tha zëdhënësi i Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit.
Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit paralajmëroi në një deklaratë se goditja e spitaleve dhe përdorimi i tyre për strehimin e ushtrisë ishte “një krim kundër njerëzimit, vlerave dhe moralit – të gjitha traktatet dhe aleancat e ndalojnë diçka të tillë”. Sindikata e Mjekëve të Sudanit e quajti atë një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.
“Për të dytën ditë radhazi, mes luftimeve absurde dhe të përgjakshme midis Forcave të Armatosura Popullore dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, ka një numër të madh vdekjesh dhe lëndime të moderuara dhe kritike”, tha Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit në një deklaratë postuar brenda natës.
Ndërkohë, ushtria sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë mohuan në komentet për CNN se po godasin objektet mjekësore. Një zëdhënës i RSF tha se grupi “nuk do të godas kurrë kundër objekteve mjekësore apo spitaleve“, duke i quajtur pretendimet “gënjeshtra” të përhapura nga ushtria e vendit.
Ushtria e Sudanit ka mohuar gjithashtu për CNN se po godet spitalet dhe i bëri thirrje RSF-së që të largojë forcat e tyre nga të gjitha zonat civile.
Top Channel