Vajza e dy emigrantëve nga Tirana, Reisi ka lindur në Gjermani. Aty përfundoi studimet për infermieri dhe po aty njohu njeriun me të cilin u dashurua.

Por historia e 28-vjeçares me Gleard Guzhollin nuk është një histori dashurie, por një ngjarje kriminale për policinë që e gjeti vajzën në spital një javë pasi ajo ishte mbajtur nën dhunë prej tij dhe e mbyllur në shtëpi.

 “Ka ardhur ne spital në Gjermani nuk ndihej mirë. Nuk dinte gjermanisht e ndihmova dhe kështu nisi njohja jonë e nuk ndihej”, tha Reisi.

Lidhja midis të dyve zgjati një vit. Ata u ndanë shpejt  për shkak të dhunës, por sërish Reisi nuk hoqi dorë.

Udhëtoi nga Gjermania dhe në një prill mbërriti në Tiranë për të bashkëjetuar, por pushimi i tre muajve ndarje u përdor nga dhunuesi si një fije ku ai kapej duke kërkuar llogari.

“Ai mëmerrte telefonin,  kërkonte të dinte me kë kisha folur. Ishte një torturë. disa herë kam dalë në katin e pestë dhe kam dashur t’i jap fund jetës sepse nuk e duroja dot dhunën”, tha vajza.

Për heqjen e paligjshme të lirisë të Reisit e cila u mbajt peng për një javë, policia arrestoi jo vetëm të dashurin e saj por dhe katër të tjerë, të cilët kishin dijeni.

“Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, tha ajo.

Në pritje për të dalë para gjykatës, avokati i të dhunuarës kërkon hetim të thelluar me pretendimin se komisariati numër 2 e ka referuar ngjarjen për një akuzë të  lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA